Lajme

Papa bën thirrje për zhbllokim të grurit: Mos të përdoret si mjet lufte

06/01/2022 12:44
nga:N M

Bllokimi i eksporteve të grurit nga Ukrainë “është shumë brengosëse” dhe ai nuk mund të përdoret si “armë e luftës”, ka thënë Papa Francesku, shkruan Sky News.

Duke folur sot para mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin Shën Peter, ai tha se miliona njerëz varen nga gruri prej Ukrainës.

“Bllokimi i eksporteve të grurit nga Ukrainë është shumë brengosëse sepse jetërat e miliona njerëzve varen nga ai, sidomos në vendet e varfëra”, ka thënë Papa.

Tutje, ai lëshoi një “apel nga zemra” drejt autoriteteve për të larguar bllokimin e eksporteve të grurit dhe të zgjidhet ky problem.

Ai shtoi: “Ju lutem! Mos e përdorni grurin si një armë të luftës”.

Papa vazhdimisht ka dënuar luftën pa përmendur dirket Rusinë ose Vladimir Putinin. Sot ishte hera e parë që ai foli rreth krizës globale me ushqim që ka sjellur lufta.

Dënohet me burgim kosovari që mashtroi austriakët përmes Call Centre, duke përfituar 1.24 milion euro