Lajme

PAP testi, shërbimi shtesë i radhës që ka filluar të ofrohet nga sot në QKMF në Gjilan

02/07/2024 15:31
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se PAP-testi është shërbimi shtesë i radhës që ka filluar të ofrohet nga sot në QKMF-në e Gjilanit.

Ai tha se ky shërbim është mundësuar nga bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit, Spitalit të Përgjithshëm dhe organizatës AMC.

“Për termine të PAP-testit numri kontaktues është 044 294 094 nga e hëna deri të premten brenda orarit të punës. Ndërsa, mostrat meren të mërkurën nga ora 07:00 deri në 14:00”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.