Paolo Maldini, ish-kapiteni legjendar i Milanit dhe drejtues i këtij ekipi për një periudhë, reziston ndaj dollarëve që vijnë nga nafta dhe zgjedh sërish me zemër.
Së fundi ish-drejtori teknik kuqezi ka refuzuar një ofertë faraonike nga një klub i Arabisë Saudite. Shifra nuk është zbuluar, por ka qenë mjaft e lartë, sipas burimeve pranë ish-mbrojtësit.
Vendimi që ka marrë Paolo Maldini ka qenë i qartë: nuk ka në plan të firmosë apo të punojë për asnjë klub tjetër përveç Milanit. Maldini ka konfirmuar edhe një herë besnikërinë ndaj ngjyrave kuqezi. Jeta e tij është e lidhur me Milanin, ku ka kaluar gjithë karrierën si futbollist e më pas si drejtues.


