Sporti

Panucci: Mourinho gjithmonë ka pasur dëshirë ta drejtoj Romën

03/11/2022 18:26
nga:E K

Ish selektori i Shqipërisë, Christian Panucci, ka zbuluar se Mourinho gjithmonë ka dashur të drejtojë Romën.

Tekniku portugez, mori drejtimin e Romës në vitin 2021, pasi kaloi nga Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport.

Lidhur me eksperiencën e tij te Roma, legjenda e klubit, Panucci deklaroi se ai gjithmonë ka pasur dëshirë të drejtonte Romën.

“Roma është e pabesueshme dhe Mourinho më ka thënë gjithmonë se donte të ishte trajner këtu, jam i lumtur që ai erdhi, duke përdorur shumë lojtarë të rinj”, tha Panucci.

/GazetaBlic Sport/