Sporti

Panucci kritikon Milanin: Gabuan gjithçka, u mungon shumë portieri

01/18/2023 23:49
nga:Mergim Rreci

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci nuk i ka kursyer kritikat për Milanin dhe paraqitjen zhgënjyese të kuqezinjve në Superkupën e Italisë ndaj Interit.

Si një futbollist që ka luajtur me të dyja skuadrat e Milanos, Panucci tha se kuqezinjtë zhgënjyen totalisht, duke gabuar si kur kishin topin në këmbë, ashtu edhe kur nuk e kishin atë.

“Milani ka gabuar në të dy fazat e lojës, ai në atë të zotërimit të topit, ashtu edhe atë mbrojtëse. Për mendimin tim, kuqezinjve u mungon shumë Maignan. Jo se Tatarusanu bëri ndonjë gabim, por francezi i jep tjetër dinamikë lojës. Për më tepër, Kjaer është shumë i ngadaltë, por sonte i gjithë Milani lëvizte ngadalë”, u shpreh Panucci.