Lajme

Pantina: Zgjedhjet nuk garantojnë zgjidhje për krizën e Presidentit – Nevojitet vullnet politik për bashkëpunim mes partive

02/24/2026 22:03
nga:Sh R

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri përfundon për pak ditë, mirëpo, mbetet e paqartë nëse do të kemi president të ri apo vendi do të shkojë sërish në zgjedhje, raporton GazetaBlic.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar analistja politike, Shqipë Pantina, e cila thotë se vendit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje, sepse sipas saj as ato nuk garantojnë zgjidhje për krizën e Presidentit.

“Është e vështirë të parashikohet nëse javën e ardhshme do ta kemi Presidentin e ri apo do ta dimë datën e zgjedhjeve, pasi që të dyja opsionet mbeten të mundshme.Megjithatë, ajo që duhet të ndodhë është zgjedhja e Presidentit. Vendit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje, sepse ato nuk garantojnë që pas tyre do të ketë një ndryshim thelbësor që do ta siguronte zgjedhjen e Presidentit”, tha ajo.

Pantina, tutje thotë se liderët e dy partive opozitare tashmë e kanë dëshmuar se kanë gatishmëri për të gjetur një emër të pranueshëm për president.

“Ajo që nevojitet, si tani ashtu edhe nëse zgjedhjet mbahen në prill, është vullnet politik për bashkëpunim mes partive. Ky vullnet është i mundur edhe tani, nëse një qëndrim të tillë e ka Kryeministri Kurti, ndërsa liderët e dy partive opozitare tashmë kanë dëshmuar se kanë gatishmëri për të gjetur një emër të pranueshëm për President, përfundoi ajo për GazetaBlic.