Nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, e thirrur pasi dje u publikua aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje, raporton Gazeta Blic.
Nga Lëvizja Vetëvendosje sot nuk janë përgjigjur nëse Albulena Haxhiu do të jetë sërish e propozuar e tyre në seancën e nesërme.
Megjithatë, deputetët e VV-së kanë deklaruar së fundi se Haxhiu do të jetë kandidate sërish.
Lidhur me këtë, njohësja e çështjeve politike, Shqipe Pantina, thotë se nga deklarimet e VV-së nënkuptohet se s’kanë vullnet për ta zbatuar vendimin dhe këtë e sheh si të rrezikshme.
“Nga deklarimet e VV nënkuptohet se nuk kanë vullnet për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është shumë e rrezikshme për vendin”, thekson ajo për Gazeta Blic.
Sipas Pantinws, VV nuk duhet ta kandidojw swrish Haxhiun dhe duhet tw bwjw marrwveshje politike qw tw tejkalohet kriza.
“Unë nuk mendoj se duhet ta kandidojnë përsëri Albulena Haxhiun dhe VV duhet të bëjë marrëveshje politike nëse do t’i japë fund krizës institucionale. Kjo krizw zgjidhet vetëm me vullnet politike e jo me procedura që në vazhdimësi po shkelen”, vlerwson opinionistja pwr Gazeta Blic.
Ajo shton se nwse s’ka marrwveshje politike, vendi shkon nw zgjedhje.
“Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike, atëherë vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Shqipe Pantina./Gazeta Blic/
As AAK nuk ndryshon qëndrim për Albulena Haxhiun
Nesër seanca, LDK nuk ndryshon qëndrim/ Bajrami: Nëse propozohet sërish Haxhiu, VV s’ka reflektuar
Kuvendi e konfirmon: Nesër mbahet seanca konstituive


