Lajme

Pantina: Votuesit e diasporës u ndikuan nga emocionet, pavarësisht punës së LDK-së

03/02/2025 18:16
nga:Genita C

Shqipe Pantina nga LDK-ja theksoi se duhet një analizë më e thellë për të kuptuar shkakun e ngecjeve zgjedhore, duke përfshirë diskutime me strukturat në terren për të identifikuar problemet, raporton GazetaBlic.

Ajo shtoi se LDK-ja kishte përgatitur mirë programin dhe listën e kandidatëve, por votuesi ka arsye të ndryshme për zgjedhjen e preferuar.

“Duhet analizuar pak më mirë këtë, duhet folur edhe me strukturat në teren për të parë se ku kanë qenë ngecjet, tek shtabi zgjedhore apo tek strukturat në teren të cilat nuk kanë punuar mjaftushëm me votuesit, pra është diçka që do një analizë më të thellë dhe është vështirë për ta thënë tani për tani”, tha Pantina.

“LDK-ja detyrat e shtëpisë i kishte bërë, pra programin e kishte të mirë, listën e kandidatëve poashtu, në fund votuesi ka arsye të ndryshme për të përzgjedhur se nga kush dëshiron të qeveriset”, shtoi ajo.

Pantina gjithashtu theksoi se diasporës i mungojnë informacionet e mjaftueshme për qeverisjen e brendshme, duke u ndikuar më shumë nga emocionet sesa nga arsyeja, sidomos për shkak të veprimeve të qeverisë në veriun e Kosovës.

“Diaspora i ka më të kufizuara informacionet, sidomos lidhur me qeverisjen e brendshme këtu dhe ndikohet pak më shumë në veprime emocionale, të cilat kjo qeveri i ka bërë kogja shpesh, sidomos në pjesën veriore. Pra, votuesi jashtë vendit është më shumë emocional se sa racional”, tha Pantina për GazetaBlic.