Shqipe Pantina nga LDK-ja thotë se VV’ja po mundohet të kapë çdo institucion dhe ta kufizojë edhe lirinë e shprehjes.
Pantina në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, duke iu referuar ligjit për KPM-në që u miratua sot në Kuvend, thekson se është përpjekje e dëshpëruar.
“Është për keqardhje që LVV po mundohet, jo vetëm të kapë çdo institucion publik, por të kufiozojë edhe lirinë e shprehjes përmes ligjit që sot miratuan. Natyrisht se kjo është një përpjekje e dëshpëruar, njëjtë si ajo për cenimin e së drejtës së pronës që tentuan me ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë apo edhe disa ligje tjera”, tha Pantina.
Tutje Pantina shton se, edhe presidentja duhet të reagojë duke mos e dekretuar këtë ligj.
Sipas Pantinës, nëse nuk bën diçka të tillë, edhe Osmani bëhet pjesë e përpjekjeve për kufizimin e lirisë së shprehjes.
“Unë dua të besoj se më në fund edhe Presidentja do të reagojë, duke mos e dekretuar këtë ligj dhe ta kthejë atë prapa në Kuvend, përndryshe me mos-veprimin e saj, edhe ajo bëhet pjesë e përpjekjeve për kufizimin e fjalës së lirë dhe si rrjedhojë e demokracisë”, tha Pantina për GazetaBlic.
Abazi kërkon reagim gjithëpopullor: Kurti ka tendencë për vendosjen e diktaturës në Kosovë