Lajme

Pantina: Vjedhja e votave brenda partive po rrezikon rëndë integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

01/18/2026 15:12
nga:Genita C

Shqipe Pantina ka theksuar se, ndonëse Kosova është vlerësuar shpesh për organizimin e mirë të zgjedhjeve, një problem i hershëm dhe i paadresuar mbetet vjedhja e votave brenda subjekteve politike, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, ky fenomen tashmë ka dalë hapur në pah dhe po e rrezikon seriozisht integritetin e procesit zgjedhor.

Pantina ka theksuar se pa ndëshkimin e merituar të atyre që e dëmtojnë këtë proces nuk mund të ketë përmirësim, duke paralajmëruar se veprime të tilla e cenojnë rëndë demokracinë, e cila në Kosovë mbetet e brishtë.