Lajme

Pantina tregon goditjet dhe mbështetjet që O’Brien ia dha kryeministrit Kurti

10/22/2024 23:22
nga:G B

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina e ftuar në “Politiko” të Kanal 10, komentoi vizitën e ndihmëssekretarit amerikan, James O’Brien në Prishtinë dhe Beograd.

Pantina dha opinionin e saj se cila ishte mbështetja dhe cila ishte goditja nga ajo se çfarë i tha ai kryeministrit Kurti gjatë takimit.

“Ai as nuk goditi as nuk mbështeti, ai foli për çështje. Nuk e shoh si goditje por dua t’i cilësoj tri çështje të mira nga vizita këtu dhe disa nese doni t’i quaj “goditje”,” deklaroi Pantina, raporton Gazeta10.

E goditjen më të rëndë, Pantina e cilësoi nënkuptimin se ka mungesë koordinimi mes Qeverisë Kurti dhe SHBA-ve.

“E para pozitive është fakti që theksoi që raportet mes dy shteteve janë të palëkundura, sepse ato nuk janë ndërtuar nga ndonjë lider kryeminister ose president dhe nuk mund të prishen nga një kryeminister ose president, sepse është një investim nga të dyja anët. Kurti nuk mundet me i prish ato ndonse ka luhatje. E tash për goditjet nëse mund të quhen, e para, foli për moszbatim të zotimeve. Më shqetësusja ishte fakti që ai tha një gjë, tha ne po kërkojmë diskutim, koordinim dhe komunikim, që nënkupton se këtu nuk ka ndonjë komunikim të mirfilltë mes qeverisë sonë dhe SHBA-ve”, shtoi ajo.