Lajme

Pantina “thumbon” ministrin Vitia: Po mendon që puna e tij përfundoj kur njoftoj për marrëveshjen e vaksinave

06/21/2021 11:35
nga:Q R

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, ka kritikuar Qeverinë për procesin e vaksinimit anti-Covid-19, për çka thekson se në shtator-tetor pritet një valë e re e infektimit, shkruan GazetaBlic.

Pantina në ‘Facebook’, u shpreh ‘skeptike’ nëse Qeveria e ka prioritet shëndetin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Vaksinat?!
Bazuar ne te dhenat e publikuara deri me tash te vaksinuar me te dy dozat e vaksines anti Covid jane pak me shume se 17000 qytetare pra me pak se 1.2% ndersa dozen e pare e kan marre rreth 170000 pra rreth 12%. Bazuar ne pervojen e dy viteve te kaluara ne shtator- tetor eshte e mundshme nje vale e re e infektimeve. Duke dite se nga shtatori fillon fushata per zgjedhje lokale e duke dite poashtu papergjegjesine e partive politike, eshte mese e pritshme te kemi numer te larte te infektimeve e si pasoje edhe e fataliteteve. Ministri i Shendetesise si duket po mendon se punae tij perfundoj kur njoftoj se ka arrite marreveshjen per blerjen e vaksinave ndryshe nuk e di si arsyetohet kjo ngathtesi ne procesin e vaksinimit, apo ndoshta Qevetia ka tjeta halke e jo shendetin e qytetareve.
#Vaksinat!?

 

Arrestohen gjashtë persona, konfiskohen mbi 82 kilogramë substancë narkotike