Lajme

Pantina: Rritja e çmimit të energjisë elektrike e papranueshme – Qeveria e ardhshme nuk duhet ta miratoj këtë

03/15/2025 21:51
nga:Sh R

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar analistja politike Shqipe Pantina, e cila thotë se kjo rritje në kohën kur bie konsumimi i energjisë është e pakuptimt dhe e papranueshme.

Pantina në një prononcim për GazetaBlic, thotë se qeveria me qëllim e ka shtyrë vendimin për rritjen e energjisë pas zgjedhjeve vetëm që mos të ndikoj në rënien e votave.

Ajo tutje shton se qytetarët duhet të reagojnë dhe të kundërshtojnë këtë rritje të cilën as qeveria e ardhshme nuk duhet ta miratoj.

“Rritja e cmimit te energjise elektrike nga ZRRE ne kohen kur cmimi ne tregjet nderkombetare ka rene dhe poashtu bie edhe konsumimi i energjise duke pas parasysh se po hyme ne sezonen e veres, eshte jo vetem i pakuptim por do duhej te jete i papranueshem. Qeveria me qellim e ka shtyre vendimin e rritjes pas zgjedhjeve qe mos te ndikoj ne renje te votave duke mashtruar edhe njehere qytetaret per hesape te KEDS. Qytetaret duhet te reagojn per te kundershtuar kete rritje te cilen as qeveria e ardhshme nuk duhet ta miratoj”, tha Pantina për GazetaBlic.