Lajme

Pantina: Qeveria Kurti s’ka dhënë asgjë, përveç spektakël – Do ta humbin besimin e qytetarëve

04/09/2024 12:37
nga:N K

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur rreth sondazheve të fundit, si dhe duke akuzuar partinë në pushtet për keqqeverisje.

“Në një punë që Vetëvendosja është jashtëzakonishtë e mirë është propaganda, dhe veprimet e fundit që janë teje populliste që ngjallin emocionë tek qytetarët i bëjnë ata që të rrisin përkrahjen e tyre”, u shpreh ajo.

Ajo tutje thotë se një Qeveri duhet të jetë përgjegjëse që të përmisojë jetën e qytetarëve, ku sipas saj, këtë nuk e kemi parë në qeverisjën e VV-së.

“Një Qeveri duhet të jetë përgjegjëse që të përmisiojë jetën e qytetarëve dhe këtë nuk e kemi parë në qeverisjën e VV-së,  nuk kemi parë asnjë ndryshim në sektorë të jetesës”, deklaroi ajo për Gazeta Blic.

Tutje ajo shton se këta muaj të fundit nuk kemi zhvillim ekonomik, vetëm se VV-ja ka filluar shtrimin e disa rrugëve e që janë veprime para elektorale.

“Nuk kemi zhvillim ekonomik, vetëm këta muaj të fundit Vetëvendosja ka filluar shtrimin e disa rrugëve e që janë veprime para elektorale, këto veprime kanë bërë që përkrahje të rritet këto ditë të fundit megjithatë ky është një sondazh i cili e tregon gjendjen momentale dhe nuk do të thotë që e njejta të përsëritet”, tha Pantina.

Ajo tutje akuzon Qeverinë Kurti që ka ofruar spektakël në qeverisje, dhe jo duke përmisuar jetën e qytetarëve.

“Vetëvendosja më shumë ka ofruar spektakël në qeverisjen e vetë duke luajtur me emocione të qytetarëve, por jo duke bërë politika që përmsiojnë jeten e tyre”, tha ajo.

Pantina thotë se LDK-ja e ka zgjedh një rrugë tjetër për të bërë politik që nuk është populliste.

“Në anën tjetër LDK-ja e ka zgjedh një rrugë tjetër për bërë poltikë, që nuk është popullsite, por që është zgjedhje për problemet e shumta që janë ballafaquar, dhe kjo në një moment të caktuar do të shihet nga qytetarët dhe do të vlerësohet”, tha deputetja.

Tutje Pantina thotë se LDK-ja ka bërë vërejtje ndaj partisë në pushtet për kontrata njëburimore që i ka hartuar, ajo thotë se shumë shpejtë qytetarët do humbasin besimin.

“LDK-ja ka bërë vrejtje të cilat kanë qenë të argumentuara, që kanë pasur të bëjë me mënyrën se si Vetëvendosje ka qeverisur janë qindra kontrata njëburimore që i ka hartuar, e që LDK-ja i ka ekspozur, natyrisht që ata për këtë nuk ndihen mirë dhe ngadalë do të humbasin besimin te qytetarët”, u shpreh ajo për GazetaBlic