Lajme

Pantina pas deklaratës së Mujës se fitojnë mbi 50%- Jep parashikime krejtësisht larg realitetit!

11/09/2024 13:18
nga:Y I

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson në zgjedhjet e ardhshme do të del mbi 50%.

Muja tha se presin që rezultati të jetë mes 53-54 %.

“Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, unë besoj që ne duhet të presim, është reale që të presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Mujaraporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Mujës kanë folur për “Gazeta Blic” nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zyrtarja e kësaj partie, Shqipe Pantina, tha se nuk është hera e parë që Muja jep parashikime larg realitetit.

Pantina tha se secili qytetar që në zgjedhjet e kalume e ka votu Vetevendosjen duhet ta pyes veten a e ka mirëqenien më të mire sot sesa para 4 vitesh

“Nuk është hera e parë që Muja jep parashikime krejtësisht larg realitetit. Ajo çfarë mund të them është se secili qytetar që në zgjedhjet e kalume e ka votu Vetevendosjen duhet ta pyes veten a e ka mirëqenien më të mire sot sesa para 4 vitesh. Psh një arsimtar duhet të ja shtroj pytjen vetes, ne një, çfarë reformash ka berë kjo qeveri që i ndihmon atij apo asaj që në menyre më efikase dhe të lehtë ta percjell dijen tek nxenesit, a jane metodat mesimore sot më te mira që ua mundesojnë nxenësve me kuptu dhe me zbatu neser në jetë atë qe e mesojnë ne shkolla. Dhe e dyta: me pagen qe merr sot një mesues a mundet me siguri jete me te mire per vete dhe familjen e tij. Ngjashem edhe polici, zharrefiksi por edhe puntoret ne sekrorin privat. E nëse pergjigja për keto pytje është JO, pse duhet me votu përseri këti parti” tha Pantina në përgjigjen e saj dhënë për “Gazeta Blic”.

Deputeti i LVV-së, Muja, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia ka kaluar ish-presidentit Ibrahim Rugova me vota, e që sipas tij, i pari i qeverisë konsiderohet si njëri prej liderëve me më së shumti besim.

“Populli i Kosovës nga viti 2019 e këndej, ka vendosë që lider duhet me qenë Albin Kurti, në kuptimin e sakrificës së të kaluarës por edhe një dëshirë për të ardhmen, kështu e kanë parë si simbiozë dhe kanë vendosur që këtë lidership t’ia japin Albin Kurtit”, tha Muja në klan raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Muja: Kurti ia kaloi Rugovës me vota, mendohet si një prej liderëve me më së shumti besim

Muja: VV-ja nuk bie nën 49 për qind në sondazhe, bile pa votat e diasporës