Analistja politike, Shqipe Pantina ka folur rreth takimit Kurti-Vuçiq që do të zhvillohet nesër në Bruksel, në kuadër të dialogut.
Pantina në një prononcim për GazetaBlic, e sheh si një fillim të mirë takimin e Kurtit dhe Vuçiqit por, nuk pret marrëveshje.
“Nuk besoj që marrëveshje do të ketë nesër, megjithatë është një fillim i mirë që takimi Kurti-Vuçiq po ndodh dhe besoj që do të përcaktojnë një dinamikë të zhvillimit të dialogut tani e tutje”, tha Pantina.
Sipas Pantinës, deklaratat e zyrtarëve të lartë të SHBA-ve dhe telefonatat që Kurti ka pranuar së fundi nga asistenti i sekretarit të shtetit, do të ndikojnë në çështjen e dialogut që të futet në një dinamikë të re.
“Pasi që ka deklarata edhe të zyrtarëve të lartë të SHBA-ve, telefonata që ka pranuar Kurti nga asistenti i sekretarit të shtetit dhe deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, lë të kuptohet si dialogu do të futet në një dinamikë të re, do të jetë e vështirë të ruhet ‘status quo-ja’ dhe kjo për Kosovën është e mirë sepse ‘status qou-ja’ nuk na konvenon neve”, përfundon Pantina për GazetaBlic.


