Analisti politik, Krenar Shala ka theksuar se iniciativa për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme është nga më të mirat nga paslufta.
Ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10 tha se ne nuk e kemi zbuluar këtë ligj, raporton Gazeta Blic.
Shala tha se ky projektligj ka shumë efekte pozitive.
Ndërsa analistja politike, Shqipe Pantina ka theksuar se me këtë projektligj presupozohet se “secili qytetar në Kosovë e ka vjedhur shtetin”.
Ndërsa analisti politik, Halil Matoshi ka theksuar se ky ligj nuk ka ndonjë peshë të madhe në Kosovë.
Ai tha se shumica e qytetarëve të Kosovës, mbi 90% janë të varfër, raporton Gazeta Blic.