Lajme

Pantina, LDK: ‘Presidentja ju paska ndihmu pak, s’e përtonin të mblidheshin çdo dy ditë’

07/22/2025 18:34
nga:Y I

Pas kërkesës që Presidentja Osmani i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me krizën në Kuvend ka reaguar zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina.

Pantina në shkrimin e saj në Facebook thotë se ‘Presidentja ju paska ndihmu pak, s’e përtonin të mblidheshin çdo dy ditë’.

“Tash, gjatë gushtit, shkojnë lirisht në pushime, e kah mesi i shtatorit kthehen për fushatën e zgjedhjeve lokale. E tek pas zgjedhjeve lokale ndoshta e konstituojnë Kuvendin… edhe mandej serish shkojmë në zgjedhje” shkruan Pantina raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Presidentja jua paska ndihmu pak, se pritojshin me u mbledh çdo të dytën ditë.

Tash, gjatë gushtit, shkojnë lirisht në pushime, e kah mesi i shtatorit kthehen për fushatën e zgjedhjeve lokale.

E tek pas zgjedhjeve lokale ndoshta e konstituojnë Kuvendin… edhe mandej serish shkojmë në zgjedhje. #ShtetHajgare”