Lajme

Pantina: Kurti që e ka kundërshtuar më së shumti Zajednicën vet po e krijon atë pa e siguruar njohjen nga Serbia, madje as nga pesë shtetet e BE

11/04/2023 13:02
nga:Sh R

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se loja me fjalë e Kurtit është thjesht një ushqim propagandues për militantët e tij, që ata të mos dihen të fyer e të ofenduar nga mashtrimet që u ka bërë.

Pantina thotë se çfarëdo emri që të ketë Zajdenicë, Bashkësi, apo Asociacion, nuk ka farë rëndësi pasi që ajo që është e rëndësishme është funksionet që do i ketë ky institucion dhe se a janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Se çfarë emri do ketë Zajednicë, Bashkësi, Asociacion, Shoqatë, Union etj, nuk ka fare rëndësi, ajo çfar është e rendësishme janë funskionet qe ky institucion do ketë dhe a janë ato funksione/kompetenca në peërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Loja me fjalë e Kurtit është thjesht ushqim propagandues për militantet e tij, që ata mos të ndihen të thyer e të ofenduar nga mashtritmet që i ka bërë në mënyrë që të vazhdojnë sulmet, linqimet, sharjet e fyerjet kundër opozitës e çdo kujt tjeter qe merr guximin me i’a vë në pah mashtrimet e Kurtit, punë qe ata dinë ta bëjnë më së miri”, tha Pantina për Gazeta Blic.

Tutje ajo thotë se drafti nuk është ajo çfarë Kurti po proklamon, sepse po të ishte në përputhje me Kushtetutën dhe po të garantonte njohjen de fakto nga Serbia.

“Në lidhje me publikimin e draftit dokumenti të Asociacionit, mendoj se drafti nuk është çfarë Kurti po proklamon, se po të ishte në përputhje me Kushtetutën dhe po të garantonte njohje de fakto nga Serbia, Kurti do ishte i pari që do e publikonte atë me mburrje se ai arriti ta bënte atë që Kryeministrat para tij nuk kanë arritë ta bëjnë”, shtoi ajo.

Pantina thotë se Kurtit i duhet që së pari t’i neutralizojë kritikat duke tërheq vëmendjen nga përmbajtja e dokumentit, atje ku thotë se ajo që është e qartë është që Kurti që e ka kundërshtuar më së shumti Zajednicën, tani vet po e krijon atë pa e sigurar njohjen nga Serbia madje as nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian.

“Por atij i duhet njëherë të i neutralizioj kritikat duke terheq vemenjdjen nga permbajtja e dokumentit dhe ta koncentroj atë tek gjërat krjetëshisht rrethanore siç po bënë ta zëmë me emrin. Pra ai përmes pikës më të fortë të tij e që është propaganda, po e krijon të vërtetën e tij per Asociacionin, që pastaj çdo kritikë në përmbajtjen e saj që ofrohet nga njohësit e fushës, juristët, anlalistët politike apo edhe nga opozita, të mos pranohet nga qytetarët që është normale që njohuritë në këtë fushë mund të i kenë të kufizuara. Por ajo që është e qartë si kristali është se Kurti që e ka kundërshtuar më së shumti Zajednicën vet po e krijon atë pa e siguruar njohjen nga Serbia madje as nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Pantina për Gazeta Blic.