Lajme

Pantina ‘godet’ deputetët e VV’së: As ata nuk e votojnë shpërbërjen e Kuvendit, e dijnë se s’kanë gjasa të fitojnë mandat tjetër

05/20/2024 14:02
nga:Genita C

Shqipe Pantina nga LDK e sheh si të pakuptushëm shpërndarjen e Kuvendit.

Pantina e tha këtë në një përgjigje për GazetaBlic, teksa shton se VV’së i konvenon që Kuvendi të shpërndahet, madje edhe dy ditë, para afatit të rregulltë zgjedhor.

“Është e pakuptueshme se pse duhet të shpërndahet Kuvendi, një apo dy muaj, para afatit të rregullt ligjor. Sesioni pranveror mbaron në Korrik dhe pastaj hyjmë në ciklin e rregullt zgjedhor, por partisë në pushtet i konvenon ta shpërndaj Kuvendin para afatit, qoftë edhe për dy ditë”, tha Pantina.

Sipas Pantinës, VV’së i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“VV’së i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme sepse afati për fushatë është i shkurtë dhe hapësira e partive opozitare i vë në pah dështimet e tyre”, shton tutje Pantina.

“Unë besoj se as deputetët e pushtetit nuk do e votojnë shpërbërjen, duke e ditë se gjasat për të fituar një mandat tjetër për shumë prej tyre janë të vogla”, tha Pantina për GazetaBlic.

 

Haliti: Albin Kurti pas takimit me Memli Krasniqin ka krijuar mjegullnajë, nuk është e sigurtë nëse do të shpërbëhet Kuvendi

Humolli: Kuvendi i Kosovës po varet nga darkat, kjo legjislaturë e humbi legjimitetin e qytetarëve