Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje në asnjë variant nuk mund të shkojë në më shumë se 48 deputetë.
Pantina ka theksuar se kjo shifër nuk mund të ndryshojë edhe pas numërimit të votave të diasporës.
“Vetëvendosje mes 46-48 deputetë. Nuk shkon në asnjë variant më shumë se 48 deputetë”, ka thënë Pantina.
Pantina ka dhënë rezultate të mundshme edhe për partitë e tjera politike.
“PDK-ja nga 24 deri në 25 deputetë. LDK-ja nga 19 deri në 20 deputetë dhe AAK-ja nga 7 ose 8 deputetë dhe nuk e besoj që shkon deri te 9”, ka thënë ajo.


