Lajme

Pantina e bindur: LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, Abdixhiku do të jetë kryeministër

01/10/2023 20:05
nga:Genita C

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina thotë se është e vështirë që tani opozita ta rrëzojë Qeverinë, raporton GazetaBlic.

Pantina thotë me bindje se kurdo që do të mbahen zgjedhjet, LDK-ja do të triumfojë dhe sipas saj Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“Mundësitë që opozita tani ta rrëzojë Qeverinë janë të vogla, sepse për këtë votat në Kuvend. Por, kurdo që do të mbahen zgjedhjet LDK-ja do të jetë në pushtet dhe Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministëri i ardhshëm i Kosovës dhe për këtë LDK ka filluar të përgatitet”, tha Pantina në ATV.

“Kur s’punon, bën filma”, deputeti i LDK’së reagon pas videos së VV’së