Sporti

Pankartat e Ataturkut nuk lejoheshin, anulohet Superkupa e Turqisë

12/29/2023 20:55
nga:E K

Ndeshja e Superkupës së Turqisë, e planifikuar të luhej këtë mbrëmje mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, është anuluar pas mosmarrëveshjeve me autoritet saudite rreth organizimit të ndeshjes.

Galatasaray dhe Fenerbahçe refuzuan të dilnin në fushë sepse nuk lejoheshin pankartat dhe bluzat e Ataturkut, pasi shteti i Turqisë ka 100 vjetorin.

Ndeshja e Superkupës ishte planifikuar të luhej sot në Riad nga ora 18:45.

Kjo pasi Galatasaray dhe Fenerbahçe nuk u lejuan të mbanin bluza dhe pankarta të Ataturkut dhe skuadrat refuzuan të dilnin në fushë. Kur kërkesat nuk u plotësuan, klubet u njoftuan se ndeshja u anulua.

Autoritetet pastaj filluan evakuimin e stadiumit Al Awwal.

Autoritetet saudite lejuan këndimin e himnit kombëtar dhe shpalosjen e flamurit turk, por nuk lejuan që të shfaqen bluzat dhe pankartat e Ataturkut.