Sporti

“Panik” të Juventus pas dëmtimit të Bremer, “Bardhezinjtë” kërkojnë zëvendësuesin e brazilianit

10/04/2024 21:51
nga:E K

Në transfertën e Leipzig arritën një fitore të madhe, ama edhe “kostot” e këtij triumfi ishin të mëdha, ku një prej tyre ishte edhe dëmtimi i “shtatlartit” brazilian të mbrojtjes, Bremer.

Humbja e “yllit” të prapavijës deri në fundin e sezonit ka tronditur jo pak bordin e “Bardhezinjve” të Juventus, të cilët janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin perfekt të 27-vjeçarit dhe lista është goxha e gjatë.

Ndër më të përfolurit për të kaluar te Juventus është mbrojtësit i “Topçinjve” të Arsenal, Jakub Kiwior, me teknikun Thiago Motta që ka punuar edhe më herët me “shtatlartin” polak, kur drejtonte ekipin e Spezia dhe mund të konsiderohet si më “favoriti” për kalimin në “Allianz Stadiuam”, gjatë merkatos së janarit.

Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të Gazzetta dello Sport, Juventus interesohet edhe për talentin e Ajax, Yorrell Hato, si dhe 24-vjeçarin francez të Crystal Palace, Maxence Lacroix.