Lajme

Panik në Zahaq të Pejës: Një person i maskuar i ndjek me thikë disa nxënës

12/16/2025 16:39
nga:G B

Një incident ka ndodhur sot në Zahaq të Pejës, ku dyshohet se në një person i maskuar i ka ndjekur me thikë disa nxënës të shkollës “Haxhi Zeka”.

Sipas informacioneve të gazetarit të Klan Kosova, Kastriot Tahiri, nxënësit kanë hyrë në një dyqan i cili ka qenë aty afër dhe i kanë njoftuar prindërit, të cilët kanë shkuar edhe i kanë marrë ata.

Tahiri njofton se siç deklaruan dy nga prindërit, rasti është raportuar edhe në polici.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, përmes zëdhënësit Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Zahaq-Pejë, Policia menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjës, nga ankuesi jemi njoftuar se bëhet fjalë për një fëmijë i cili dyshohej se kishte një mjet të mprehtë, i njejti është larguar dhe nuk është hasur nga Policia”, deklaroi Rugova.

“Janë angazhuar njësitë policore, të cilët i kanë shtuar patrullimet në atë zonë”, theksoi ai.