Gazetari, Ermal Panduri, në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur edhe për ‘sulmet’ që i behen mediave nga partitë politike.
Panduri tha se ka patur gjuhë tejet të rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka patur gjuhë jashtëzakonisht të rëndë në zgjedhjet lokale, dhe se ka patur gjuhë edhe më të rëndë kohëve të fundit.
Ai bërti thirrje për kujdes.
“Kur sulmohet mediumi, nga cilado parti politike, duhet me pas parasysh që mund të jetë dikush militant i flaktë i partisë tënde dhe mund ta sheh në dorën e një gazetari që punon për ne, llogon e televizionit dhe më pas duhet të kesh jashtëzakonisht shumë kujdes për shkak se një reagim i juaji si politikan, mund të shtyjë në reagim të masave, në raport me gazetarët të cilët ndodhen në terren. Kjo nuk merret asnjëherë parasysh. Ka patur gjuhë tejet të rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka patur gjuhë jashtëzakonisht të rëndë në zgjedhjet lokale, ka patur gjuhë edhe më të rëndë kohëve të fundit. Mendoj se duhet të kenë kujdes. Kohëve të fundit jo vetëm që ka degradim por është duke shkuar në ‘theqafje’ mënyra se si po drejtohet kritika ndaj mediave. Studiot janë të hapura, ma gjej një media sot që bllokon një parti politike “mos ma shkel derën”, pra të gjithë janë të hapur, kushdo mund të vij e të argumentojë të kundërtën”, deklaroi Panduri raporton Gazeta Blic.
“Problemi kryesor është se pse është duke u kritikuar dhe sulmuar media në vazhdimësi është për shkak të zhvillimit të hovshëm të medias në Kosovë. Nuk është se më parë ka patur kaq shumë diversitet në mesin e mediave dhe nuk ka patur media të zhvilluara kaq shumë ” tha ai në Blic Interview raporton Gazeta Blic.
VIDEO:


