Lajme

Merkel kërkon një tjetër izolim për Gjermaninë

04/08/2021 08:09
nga:Y I

“Një izolim tjetër do të ishte i duhur”, tha kancelarja Angela Merkel pas raportimit se në terapitë intensive po shtohet numri i pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn shpjegoi se numri i pacientëve në kujdes intensiv është rritur me 5% në një ditë. “Kjo tregon se sistemi shëndetësor rrezikon të vihet nën presion”, tha ai.

Në këtë kuadër, Munihu, i cili nga dje liroi masat kundër Covid kërkoi të zgjerojë sasinë e vaksinave për qytetarët e tij.

Drejtuesi i landit, Markus Soeder njoftoi se ka porositur 2,5 mln vaksina Sputnik dhe sapo të ketë një përgjigje përfundimtare nga Agjencia Europiane e Barnave, ato do dorëzohen.

/GSH/