Showtime

‘Pandemi rrëqethëse tallavaje’! Dafina Zeqiri thumbon haptazi kolegët

08/07/2022 13:23
nga:G B

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka habitur me postimin e fundit në Instastory, Dafina ka thumbuar haptazi kolegët e saj, duke shkruar se tashmë industria muzikore është kthyer në një “pandemi tallavaje”.

“Shoh një pandemi “tallavaje” që po ndodh në industrinë tonë muzikore… kaq rrëqethëse,”-shkruan ajo.

Kënga e fundit me ritme të tilla është ajo e reperit Capital T, i cili ka bërë një bashkëpunim me Anxhela Peristerin dhe Mandin e Nishtullës, por Dafina nuk përmend asnjë me emër.

Ndërkohë që edhe nga pala tjetër ka heshtje dhe nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me akuzat e Dafinës.