Geek

Panasonic do të investojë 700 milionë dollarë për të prodhuar bateri për veturat elektrike

01/25/2022 09:53
nga:Donika Fetahu

Panasonic e Japonisë do të fillojë prodhimin e baterisë së saj të re litium-jon për Tesla që nga viti 2023, me plane për të investuar rreth 80 miliardë jen (705 milionë dollarë) në objektet e prodhimit në Japoni, raportoi Nikkei të hënën.

“Ne jemi duke studiuar opsione të ndryshme për prodhimin masiv, duke përfshirë një linjë prodhimi testimi që po krijojmë këtë vit biznesi. Megjithatë, nuk kemi asgjë për të shpallur në këtë moment”, ka thënë Panasonic në një deklaratë dërguar Reuters.

Panasonic zbuloi baterinë e formatit 4680 (46 milimetra e gjerë dhe 80 milimetra e gjatë) në tetor.

Ajo është rreth pesë herë më e madhe se bateritë që furnizohet aktualisht Tesla dhe pritet gjithashtu të ndihmojë prodhuesin amerikan të automjeteve elektrike në uljen e kostove të prodhimit.

Panasonic do të prodhojë 4680 bateritë në një fabrikë në prefekturën Wakayama në Japoninë Perëndimore, me prodhim ekuivalent me rreth 150,000 automjete, tha Nikkei.

Panasonic është prodhuesi i vetëm i baterisë më të avancuar Tesla, duke siguruar që ajo të mbetet një furnizues kryesor për kompaninë amerikane, të paktën për modelet e saj më të shtrenjta, edhe pse prodhuesi i EV kërkon furnizues të baterive në Kinë dhe gjetkë.