Real Madrid mundi 1:0 Sevillan në xhiron e 26-të të La Ligës në Santiago Bernabeu dhe Luka Modric shënoi golin e tre pikëve.
Kapiteni i kombëtares kroate u fut në minutën e 75-të dhe ia mori shiritin e kapitenit Nachos. Gjashtë minuta më vonë ai u shndërrua në hero duke shënuar një gol të bukur.
Reali ka postuar një video të pritjes së Modricit në dhomën e zhveshjes në X.
Mesfushori legjendar është duartrokitur nga bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerëve dhe më pas ka filluar të përqafohet me David Alaba, Vinicius Junior, Nacho, Thibaut Courtois, Lucas Vazquez, Aurelien Tchouameni e të tjerë.
/GazetaBlic Sport/
The squad with Modrić after the game ? pic.twitter.com/PsfVRIRgc4
— Ele (@EleModric) February 26, 2024