Një fëmijë është goditur nga një veturë, në mbrëmjen e së mërkurës, në Lipjan.
Lexues kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se si fëmija dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor.
Klani ka provuar të marrë detaje lidhur me rastin nga Policia e Kosovës, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.