Lajme

Pamjet e fundit të 6-vjeçarit që u torturua deri në vdekje nga njerka

11/24/2021 12:05
nga:Gazeta Blic

Videoja me momentet e fundit të 6-vjeçarit Artur, i cili vdiq tragjikisht nga torturat që i bënë prindërit e tij, ka shkaktuar bujë të madhe në Britani.

Videoja, e regjistruar një ditë para vdekjes së Arturit të vogël në qershor 2020, tregon djalin që ka vështirësi të heqë batanijen nga dyshemeja ku u detyrua të flinte për ditë të tëra dhe duke thënë “askush nuk më do mua” dhe “askush nuk do. askush nuk më ushqen mua.”