Lajme

PAMJE TË TMERRSHME: Serbët “festojnë” vdekjen e Madeleine Albright

03/24/2022 19:58
nga:Genita C

Imazhe të tmerrshme vijnë nga Beogradi ku duket se serbët i janë gëzuar pa masë vdekjes së ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Atje, disa serbë që kanë dalë për të protestuar, bartnin me vete pankarta për vdekjen e Albright.

“Digju në ferr, Albright”, kanë shkruar serbët në pankartat e tyre.

Imazhet e kësaj proteste janë publikuar nga reporterja e Ballkanit, Franziska Tschinderle.