Lajme

Pamje të rënda nga ara ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari në Lipjan

08/05/2025 12:46
nga:G B

Kanë dalë pamjet e arës ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, dhe të rrugës që dyshohet se ishte ndjekur për t’u dërguar trupi i tij deri aty.

Rasti i rëndë i vdekjes së Bajraktarit nga Baica e Lipjanit, po hetohet prej Policisë dhe Prokurorit të Shtetit.

Ai fillimisht ishte raportuar i zhdukur, ndërsa dje ishte gjetur pa shenja jete.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka iniciuar rastin dhe ka njoftuar se do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e ngjarjes që tronditi familjen Bajraktari.