Sporti

Pamje të rënda, momenti kur futbollisti turk vrau një dhe plagosi katër persona

09/28/2021 14:23
nga:Mergim Rreci

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi.

Ish futbollisti i njohur i cili ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si, Fenerbahce dhe Bayern Leverkusen, Sezer Ozturk ka vrarë një person dhe ka plagosur 4 të tjerë me armë zjarri, shkruan GazetaBlic Sport.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik. Një person ka mbetur i vdekur nga kjo ngjarje kurse 4 të tjerët janë në tretman mjekësor dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Pas një diskutimi nëse duhet dhënë apo jo përparësi, mosmarrëveshja u përshkallëzua dhe rasti u kthye në tragjedi.

Üztürk  ka nxjerrur një revole dhe ka hapur zjarr, këto janë pamjet e fundit të publikaura.