Lajme

Pamje të reja nga ku pati shpërthim në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së

04/30/2025 12:48
nga:G B

Një shpërthim ka ndodhur sot në parkingun e administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një mjet shpërthyes ka qenë i vendosur në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zyrës së tij, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Ndërkohë nga policia kanë konfirmuar se nuk ka të lënduar nga incidenti, përpos dëmeve materiale.

Klan Kosova ju sjell pamje nga vendi i shpërthimit përmes videos së mëposhtme: