Lajme

Pamje të reja ku pretendohet se policia në Kamenicë përdori sprej edhe ndaj fëmijëve

05/23/2021 17:10
nga:M K

Protestat në Kamenicë po komentohen sërish, sidomos pas pamjeve të shëmtuara, ku shihet policia përdori sprej edhe ndaj fëmijëve.

GazetaBlic ka siguruar pamje të reja, ku shihen prindërit duke i mbajtur fëmijët që e kanë pësuar nga gazi lotsjellës.

Në një video shihet sesi nëna e mbanë vajzën e saj, kurse babai e ndalë veturën dhe kritikon policët, duke u thënë se shikoni se çka i keni bërë vajzës, përcjell GazetaBlic.

Në një tjetër pamje, shihet sesi vajza dërgohet në krua nga prindërit për t’ia larë sytë, pasi i ishin shfaqur pengesa pas sprejit të hedhur nga policia.

Më poshtë edhe pamjet:

LEXO EDHE:

Protesta në Kamenicë, ministrja Nagavci: Inspektorati policor po heton nëse ka pasur tejkalim të kompetencave

/GazetaBlic/