Lajme

Pamje të frikshme nga tregjedia në Izrael, njerëzit shkelin njëri tjetrin nga paniku

04/30/2021 19:13
nga:Y I

Afër 50 është numri i viktimave nga një tragjedi që ka goditur Izraelin.

Një festival religjioz doli të jetë famëkeq për Izraelin ku situata doli nga kontrolla nga turma e madhe dhe paniku.

Fatkeqësia ndodhi kur dhjetëra mijëra hebrenj ultra-ortodoksë ishin mbledhur në varrin Galile të Rabbit Shimon Bar Yochai të urtë të shekullit 2 për përkujtimet vjetore të Lag Baomer që përfshijnë lutje gjithë natën, këngë mistike dhe valle.