Turizem

Pamje të frikshme: Momenti kur leopardi tenton ta sulmojë foshnjën

02/16/2022 15:34
nga:G C

Kamerat kanë kapur momentin kur një leopard u përplas në një dritare teksa u përpoq ta sulmonte një foshnje shtatëmuajshe brenda një shtëpize në Angli.

Fëmija, i quajtur Otto, u filmua teksa shikonte në dritaren e madhe të kabinës, që gjendet në West Midlands Safari Park në Bewdley, Worcestershire.

Në pamjet, Otto duket se dallon diçka në pikun e errësirës gjersa shikon kah dritarja.

Pak çaste më vonë, leopardi kërcen papritmas – por pengohet nga xhami në dhomë.