Euro2024

Pamje të bukura: Vajza 9 muajshe e Bernardo Silva duket mbështetur Portugalinë në Euro2024

06/23/2024 16:58
nga:Lorik J

Mes mijëra tifozëve portugez që ndoqën fitoren 3-0 të kombëtares së tyre ndaj Turqisë në Signal Iduna Park në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, ishte një spektator që ra në sy.

Bëhet fjalë për Carlottën nëntë muajshe, ose thënë ndryshe vajzën e Bernardo Silvës, futbollistit i cili shënoi golin e parë për Portugalisë ndaj Turqisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Vogëlushja është magjepsur nga atmosfera në tribuna. Ajo ishte e veshur me një fanellë të Portugalisë dhe kishte një shall skuadre të lidhur rreth kokës së saj.

/GazetaBlic Sport