Sporti

Pamje të bukura për interistët | Martinez takohet me Militon pas fitores në Champions League

11/09/2023 12:12
nga:L J

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, u takua me një nga ‘idollët’ e tij, Diego Milito, pas fitores 1-0 ndaj RB Salzburg në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Lautaro u fut si zëvëndësues në pjesën e dytë në Austri dhe realizoi nga penalltia në minutën e 85-të për t’i dhënë Interit të tre pikët dhe për t’i lënë ata të fitojnë një vend në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

El Toro përqafoi ngrohtësisht bashkatdhetarin e tij Diego Milito pas ndeshjes, siç tregohet nga Interi në një video të postuar në Twitter.

Milito, një legjendë e Interit dhe një fitues i Ligës së Kampionëve në vitin 2010 me Nerazzurrët, ishte në Red Bull Arena si një nga ekspertët e Amazon Prime Video.

Ai dhe Lautaro kishin luajtur së bashku në Racing dhe El Toro bëri debutimin e tij të parë me skuadrën argjentinase në vitin 2015 duke zëvendësuar El Principe në një ndeshje kundër Mutual Crucero.

Milito gjithashtu luajti një rol kyç në bindjen e Lautaros për t’u transferuar te Interi në 2018 duke qenë se El Toro ishte në bisedime të avancuara me Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport