Lajme

Pamje shokuese: Roja bregdetare tregohet i pamëshirshëm, godet emigrantët në mes të detit

05/01/2021 21:59
nga:Y I

Organizata jofitimprurës “Sea Watch” ka publikuar një video shokuese që tregon rojet bregdetare që dhunojnë emigrantët në gomone që janë nisur drejt Europës.

“Ja si sillet roja bregdetare e Libisë gjatë ndalimit të një varke. Persona në vështirësi rrihen dhe detyrohen të kthehen nga ferri nga i cili janë larguar”, shkruhet në postimin përkrah videos.

Videoja është filmuar nga ekuipazhi i anijes SeaËatch 4 dhe së bashku me fakte e prova të tjera do t’i dorëzohet autoriteteve ndërkombëtare.

/Faxweb.al)