Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi krimi makabër në Lipjan

07/28/2023 19:21
nga:Y I

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur tre perosna të vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

RTV Dukagjini sjell fotografi nga vendi i ngjarjes: