Lajme

Pamje nga takimi ku po raporton Bakoyannis, Musliu Shoshi: Ditën historike për Kosovën

03/27/2024 15:55
nga:G B

Sot është mbledhur Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës.

Në takimin e këtij komitetit pritet të votohet raporti i Dora Bakoyannis, raportuese për Kosovën në këtë Këshill.

Ajo ka filluar prezantimin në takimin që po zhvillohet, e ku pritet të hidhet në votim raporti për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar pamje nga brenda takimit ku po mbahet.