Lajme

Pamje nga shpërthimi që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë

06/09/2023 09:27
nga:Y I

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku kanë pësuar dëme materiale dy lokale që ndodhen aty.

Raportohet se lokaleve i janë dëmtuar xhamat.


Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka deklaruar se nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai për “Gazeta Blic”

Dëmtohen xhamat e dy kafeneve si pasojë e një shpërthimi në Mitrovicë