Njëzet e pesë persona u dërguan në spital pas një shpërthimi në një ndërtesë, herët në mëngjes në Gothenburg, Suedi , njoftoi radio stacioni publik SR.
Mediet lokale raportojnë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Policia tha se ka nisur një hetim, edhe pse nuk ka asnjë të dyshuar deri tani.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Apartamentet dhe shkallët janë dëmtuar. Është e paqartë për momentin se çfarë e shkaktoi shpërthimin,” thanë shërbimet e urgjencës në Gothenburg.
KËTU – PAMJE NGA VENDI I NGJARJES