Sporti

Pamje nga protesta e tifozëve të Manchester United në lidhje me Superligën Evropiane

04/19/2021 16:36
nga:Lorik J

Dje u konfirmua krijimi i ligës së re evropiane e cila do të quhet “Superliga Evropiane”.

Në këtë ligë do të marrin pjesë gjigantët e futbollit evropian, 6 klube nga Premierliga, 3 nga La Liga dhe 3 nga Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me këtë vendim të skuadrave evropiane pati shumë reagime nga futbollistë aktual, legjenda të futbollit botëror si dhe nga UEFA dhe FIFA të cilat paralajmëruan të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në këtë garë do të penalizohen duke mos qenë në gjendje ta përfaqësojnë shtetin e tyre në arenën ndërkombëtare.

Klubet që do të marrin pjesë në këtë kompeticion janë: Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Juventus.

Edhe fansat e këtyre ekipeve e kanë kritikuar një garë të tillë duke pretenduar se kjo garë e ‘vret’ futbollin dhe pasionin që ndodhet në të duke e shëndërruar në biznes fitimprurës.

Fansat e klubit anglez, Manchester United kanë reaguar me portestë kundër klubit të tyre të zemrës.

Ja pamjet nga protesta e fansave të Man United.

/GazetaBlic Sport.