Mërgimtarët shqiptarë kanë protestuar mbrëmjen e kaluar në Mynih, duke shprehur mbështetje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Në pamjet e siguruara nga protesta shihen qytetarë të shumtë me flamuj të UÇK-së.
Protesta u shoqërua me pankarta dhe simbole kombëtare, ndërsa pjesëmarrësit përcollën mesazhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.
Tubime të tilla nga komuniteti shqiptar në diasporë janë zhvilluar edhe në qytete të ndryshme evropiane.


