Janë publikuar pamjet e incidentit që ndodhi sot në Istog, atje ku dy persona u përleshën, e njëri prej tyre pësoi lëndim nga sëpata.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ndersa i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.
“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e spitalit rajonal, dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, deklaroi Gashi.


