Lajme

Pamje nga momenti kur shpërthen limuzina e Putinit

2 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Një nga limuzinat e presidentit rus, Vladimir Putinit raportohet se ka shpërthyer në flakë në veri të selisë së shërbimit sekret të Moskës në Lubyanka.

Pamjet e “The Sun” treguan se zjarri që filloi në motorin e Aurus Senat, i cili vlen 275 mijë paund, shpejt u përhapë edhe në brendësi të automjetit.

Punëtorët nga restorantet dhe baret aty pranë dolën në ndihmë për të fikur zjarrin përpara se shërbimet e zjarrfikësve të arrinin.